Deputeti, Saimir Korreshi flet për videon e publikuar ku dëgjohej kryetari i Bashkisë së Divjakës, Josif Gorrea teksa ofendonte banorët, pas ankesave dhe protestave të zhvilluara nga ana e tyre për problemet në zonë.
Korreshi, gjithashtu ngre shqetësimin e mbetjeve duke thënë se qytetarët duhet të përballen me një situatë tejet shqetësuese.
“Ai thotë se Kryetari i Bashkisë Divjakë Gorrea është përgjigjur në mënyrë arrogante dhe se videon ia kanë dërguar qytetarët ndaj e publikoi. Korreshi shton se atje është një zonë dhe një situatë tragjike ku përveç hajdutërisë, atje është një mal plehrash. Kur ndizet kundërmon e gjithë zona dhe bëhet një situatë e padurueshme.
Fusha e plehrave u shpreh më tej deputeti është rihapur duke dëmtuar ‘mushkëritë’ e Lushnjes.