Zbardhet opinioni i Komisionit të Venecias, në lidhje me shqyrtimin e papajtueshmërisë nga socialistët për heqjen e mandatit të Olta Xhaçkës. Në opinionin e publikuar nga Komisioni i Venecias, thuhet se deputetë janë të lirë dhe se nuk mund të detyrohen për të votuar në një mënyrë të caktuar.

 Komisioni i Venecias ka arritur në përfundimin se – Parlamenti nuk është i detyruar të votojë në një mënyrë të caktuar, por është vetëm në gjendje të votojë për çështje që janë brenda kompetencës së vet. Komisioni i Venecias konstaton se: Parimi që deputetët janë të lirë të lirë të votojnë sipas bindjeve të tyre është konfirmuar nga Gjykata Kushtetuese shqiptare me vendimin n.44/2011 .

Nuk mund të ketë përjashtim nga parimi themelor i demokracisë përfaqësuese, sipas të cilit mandati politik i deputetit është i lirë dhe i parevokueshëm dhe deputeti nuk mundet ligjërisht të detyrohet të votojë në një mënyrë të caktuar. Kushtetuta mund të përjashtojë disa cështje nga vendimmarrja e Parlamentit, por nëse Kushtetuta parashikon kompetencën e Kuvendit të vendosë (të votojë) për një cështje, kjo votë duhet të jetë e lirë të jepet nga secili deputet e nuk mund të diktohet.

 Komisioni i Venecias konfirmon qëndrimin se sipas jurisprudencës së vetë Gjykatës Kushtetuese shqiptare Kuvendi dërgon për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese cështjen e papajtueshmërisë së mandatit të një deputeti vetëm kur konstatohet se jemi para rasteve të pikës 3 të nenit 70 të Kushtetutës.Pra kur deputeti vetë përdor pasuri të shtetit dhe fiton prej tyre,rastet e tjera i shqyrton vetë Kuvendi .

 Kujtojmë se mazhoranca nuk dërgoi në Gjykatë Kushtetuese, mocionin e 1/10 të deputetëve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetes Xhacka pasi vlerësoi se nuk plotësohej kushti i “përdorimit të pasurisë publike dhe përfitimi prej kësaj pasurie”. Në atë rast bëhej fjalë për investim privat në pronë private dhe nuk kishte përfitime nga burime publike.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds