Mikel Koliqi ka qënë prift, muzikant dhe kardinali i parë shqiptar i Kishës Katolike nga Papa Gjon Pali II. Hirësia e Tij Mikel Koliqi, është një nga figurat më të ndritura të Kishës katolike shqiptare, njeriu që u bë simbol i gjakut të martirëve, derdhur nga diktatura komuniste në Shqipëri.
Më 3 shkurt 1945 arrestohet nga autoritetet komuniste dhe dënohet me dy vjet burgim ngaqë kishte dëgjuar radio të huaja. Më pas u lirua për t’u arrestuar sërish më 1946, i dënuar me 5 vjet burgim. Më pas u lirua dhe u arrestua sërish më 1951, dhe u dërgua në kampet e punës në Gradishtë, Kuç, Gjazë, Beden, Orman, Savër, Ballsh e Zejmen. Dënimet e tij të bëra së bashku janë 21 vjet heqje lirie dhe 21 vjet punë të detyruar.
Sot ai u rikthye përsëri në Gjazë, një nga vendet e internimit. Vendosja e bustit të tij u nderua nga banorët e Gjazës me të cilët kaloi 10 vite, ish të përndjekur, përfaqësues të klerit katolik dhe ortodoks, Kryetarja e bashkisë Eriselda Sefa, Kryetari i Partisë Demokratike Lushnjë Eduart Sharka, deputetë të opozitës.
Kreu i Unionit të të Përndjekurve Politikë Besim Ndregjoni në intervistën që dha për TV4+ tha se ëndrra e tij u bë realitet që sot figura e tij u përjetësua për brezin e rinj në vendin ku ka vuajtur dënimin dhe Lushnja duhet të ndihet krenare për këtë memorial.