Vendi ynë do të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri pas mesdite kur priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat malore duke krijuar mundësi për reshje të pakta dhe të izoluara shiu.

Parashikohet që mbrëmja dhe nata; të vijojë nën dominimin e kthjellimeve; vranësirave dhe lagështirës së lartë në ajër. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje lehtë në vlerat minimale, por rriten ndjeshëm maksimumet duke u luhatur nga 14°C vlera minimale deri në 39°C maksimalja në rang territori.

Era do të fryjë mesatare deri e fortë; përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë maksimale deri në 45 km/h nga drejtimi veriperëndimor; duke gjeneruar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds