Popullsia e Shqipërisë po rritet me ritme tepër të ngadalta, por  mesa duket vdekjet kanë shënuar një rritje krahasuar me lindjet sipas Institutit te statistikave.

Vdekjet kanë shënuar një rritje të lehtë në tremujorin e dytë të vitit, ndërsa lindjet kanë vijuar me tendencën  e rënies, sipas të dhënave të fundit të INSTAT.

Megjithatë, shtesa natyrore e popullsisë për tremujorin e dytë 2024 rezulton pozitive, duke regjistruar 255 lindje më shumë se sa vdekje.

Numri i lindjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.269, duke shënuar një rënie me 3,4%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023, sipas të dhënave të INSTAT.

Numri i vdekjeve për tremujorin e dytë 2024 është 5.014, duke shënuar një rritje prej 1,3%, krahasuar me tremujorin e dytë 2023.

Në Lushnje dhe Fier lindjet jane në zbritje krahasuar me nje vit me pare ne te njejten kohe. Ky tremujor shenon thuajse 100 lindje me pak se tremujorin e dyte te vitit 2023. Ndersa vdekjet kane shenuar nje rritje te lehte duke shkuar ne 607 nga 531 te tremujorit te dyte te vitit te kaluar.

Katër qarqe të vendit regjistrojnë shtesë natyrore pozitive të popullsisë, ndërsa në tetë qarqet e tjera, shtesa natyrore e popullsisë është negative.

Qarku me shtesën natyrore më të lartë është Tirana, me 741 lindje më shumë sesa vdekje, ndërsa qarku me shtesën natyrore më të ulët është Korça, me 187 vdekje më shumë se sa lindje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds