Kopshtet e arsimit parashkollorë janë ambientet ku fëmijët tanë kalojnë një pjesë të madhe të kohës. Kushtet bashkëkohore të tyre janë të rëndësishme për ecurinë edukative e arsimore të fëmijëve. Qyteti i Lushnjes do të restaurojë kopshtin Nr.3 në lagjen “ Skënder Libohova” në të cilin ndjekin arsimin parashkollorë 170 fëmijë që aktualisht jane akomoduar në ambientet e shkollës 9-vjeçare “ Vath Korreshi “. Është kopshti I dytë që po restaurohet me ambiente shumë më të mira brenda një viti me financim nga Bashkia. Shtatori është kufiri i përfundimit të punimeve. Shqetësimi i vetëm janë hapësirat e zëna nga privatët rreth e qark godinës.
Për të parë ecurinë e punimeve ishin Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa dhe deputeti Taulant Balla.