Ndonëse i ka mbaruar afati për marrëveshjen e mirëmbajtjes së rrugëve rurale në territorin e bashkive Lushnje Divjake e Fier, firma që ka fituar tenderin ne gusht të 2022 vijon të kryejë meremetime.
Aktualisht sot në aksin rrugor rural kthesa e Grabjanit – Divjakë, janë duke u kryer punime për riparim të pjesshëm të rrugës.
E ndërtuar me shumë se 10 vjet më parë, ky aks rrugor në fakt ka nevojë për më shumë sesa kaq.
Duke shfrytëzuar lehtësimin për në drejtim të plazhit të Divjakës, qarkullimi jo vetëm gjatë sezonit veror për edhe në gjithë stinët e vitit e bëjnë kërkesë të kohës investimin për zgjerimin e këtij aksi rrugor.
Punimet për meremetimin rutinë në pjesët që janë dëmtuar po kryhen duke bërë të mundur që pjesët e dëmtuara të mos dëmtojnë më tej rrugën e asfaltit. Kujtojmë që në të njëjtën periudhë vitin e shkuar u kryen punime për riparimin e pjesshëm dhe punimet zgjatën pa fund me rrugën e gërryer dhe më shumë u bënë dëme në mjetet që qarkullonin sesa nëse do ishte lënë ashtu si ishte