Muaji gusht ka sjelle edhe trafikun e rënduar sot në orët e para të ditës në qytetin e Lushnjës. Vargu i makinave zgjatej nga rrethrrotullimi i stadiumit deri në qendër të qytetit. Levizja e mjeteve është shumë e ngadaltë duke bërë kështu që të presin për minuta të tëra për të shkuar në destinacion.
I gjithë Bulevardi është i tejmbushur me makina, por edhe rrugët brenda qytetit janë me trafik të ngarkuar.
Gjendja kjo e përsëritur pothuajse çdo ditë gjatë fillimit të muajit gusht, për shkak të fluksit të emigrantëve dhe turistëve, nga punimet që po bëhen në disa fragmente të unazës së qytetit por edhe nga semaforët që nuk punojnë prej vitesh.