Vala e të nxehtit vijon të përfshijë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë.

Sipas SHMU, kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut .

Kjo javë pritet të jetë “torturuese” për disa arsye dhe ndër më kryesoret është se vala e të nxehtit po zgjat dhe do të zgjasi deri dhe në fund të javës.

Në Lushnjë sot në mesditë termometri ka shënuar 40°C, por në ditët në vijim pritet të rritet deri në 42°C.

 Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore – malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të mungojnë vranësirat kalimtare. Në relievet malore në lindje kryesisht ditën e enjte dhe atë të premte vranësirat do të shoqërohen edhe me reshje shiu me intensitet të ulët.
Thënë kjo pasi vendi ynë për periudhën që ndodhemi ka përjetuar edhe herë të tjera temperatura 40 apo 42-43°C por për një periudhë kohore jo më shumë se disa ditë (kryesisht 3-4 ose maksimumi 5 ditë).

Gjithashtu vlen për tu theksuar edhe fakti i temperaturave të larta në orët e mbrëmjes sic njihet ndryshe me termin “netët tropikale”. Me temperatura që nuk zbresin më poshtë se 26-27°C (kryesisht zonat urbane) dhe lagështirën e lartë në ajër netët pritet të jenë “mbytëse” njësojë si në vendet tropikale ku në mesditë temperaturat arrijnë 38-40°C ndërsa në mbrëmje nuk zbresin më poshtë së 28-30°C.

Mjekët këshillojnë që këto ditë të gjithë duhet të tregohemi të kujdesshëm për të shmangur sa më shumë kohëzgjatjen e qëndrimit në diell dhe kryesisht kategoritë e njerëzve të ndjeshëm ndaj këtyre temperaturave, të moshuarit dhe fëmijët.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds