Një sekretare gjyqësore e quajtur, Denada Toda alias Runaj, është mes 33 shtetasve për të cilët, Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion ka caktuar masa sigurie.

Denada Toda shërbyer për më shumë se 10 vite si sekretare gjyqësore në gjykatën e Tiranës dhe atë të Elbasanit, ndërsa më pas ka dhënë dorëheqjen dhe është larguar në Itali.

Ajo është motra e të ndjerit Regis Runaj, i cili në 29 korrik 2020 u masakrua me rreth 27 goditje thike, nga Euglen Halili i cili kishte marrë urdhër nga Xhuljano Hoxha dhe Erjon Alibej për vrasjen e Runaj në qytetin e Elbasanit. Si për rastësi, arrestimi i ish-sekretares erdhi në të njëjtën datë me atë të vrasjes së vëllait të saj. Teksa familja përkujtonte Regis Runajn në katër vjetorin e vdekjes, mësoi edhe për urdhër arrestin e vajzës, Denadës.

Sipas SPAK, Denada Toda, gjatë periudhës shtator-tetor 2020 kur shërbente si sekretare në gjykatën e Elbasanit, ka dërguar dokumente sekrete në drejtim të personave të ndryshëm dhe për këtë shkak është vendosur masa e sigurisë për akuzën e “Zbulimit të akteve ose të dhënave sekrete”.

Aktualisht për vrasjen e Regis Runaj është dënuar me 17 vite burgim Euglen Halili, ndërsa Xhuliano Hoxha u dënua me burgim të përjetshëm, për vrasjen e Regisit dhe Emiljano Ramazanit. Ndërkohë, i pandehur është marrë Erjon Alibej, i cili tashmë është në pritje të gjykimit me persona të tjerë edhe për vrasje të tjera.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds