Nga spitali i Lushnjës vijnë shifra të ulta të popullatës së prekur nga talasemia.
110 pacientë janë aktualisht ata të cilët marrin gjak në bankën e hemoglobinopatisë në spitalin e Lushnjës.
31 vjeçarja që vjen nga Fieri, tregon se sot nuk është problem gjetja e flakonëve të gjakut për çdo 21 ditë që ajo ka nevojë.
Ndonëse problemi i dhuruesve vullnetarë mbetet aktual, familjarët janë zgjidhja emergjente për këtë kategori pacientësh.
Ulja e numrit të pacietëve talasemikë ka të bëjë me emigrimin e popullsisë. Mjekja hematologe Arjana Zaka pohon se në bankën e gjakut në Lushnjë, vijnë pacientë nga Fieri, Berati, Vlora, Elbasani, Saranda etj. Sot është e rëndësishme që çiftet e reja mund ta parandalojnë lindjen e fëmijëve talasemikë vetëm me një analizë të thjeshtë.
Dhurimet e gjakut mbeten ende problem në vendin tonë. Për momentin vetëm nëpërmjet fushatave sensibilizuese nga mjekët organizohen dhurime vullnetare nëpër institucionet shtetërore. Të dhurosh gjak është një akt human i cili në Shqipëri ende nuk realizohet masivisht nga popullsia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *