Shqipëria vijon të mbetet një nga furnizuesit kryesorë të marijuanës së papërpunuar për Greqinë, ndonëse gjatë vitit 2023 shifrat kanë ardhur në rënie, thuhet në një raport të policisë së antidrogës greke

Sipas raportit 18.11% e marijuanës së papërpunuar u identifikua me origjinë nga Shqipëria, e futur në Greqi, kryesisht përmes kufirit tokësor.

Policia greke e antidrogës vlerëson se rreth 72.01% e marijuanës së futur në Greqi gjatë vitit 2023 ka origjinë të panjohur. Ndërsa shifrat duket se kanë shënuar një rënie krahasuar me vitin 2022 ku rreth 40% e marijuanës së kapur në Greqi rezultonte nga Shqipëria,

sipas antidrogës greke, rrjetet shqiptare të marijuanës mbeten aktive sidomos në tregun e shpërndarjes. Sipas raportit rreth 25% e anëtarëve të grupeve të krimit të organizuar të trafikut të mariajunës ishin shtetas shqiptarë dhe rreth 63% ishin grekë.

Sipas raportit edhe në sasitë e kultivuara në Greqi të bimëve narkotike shtetasit shqiptarë përbënin rreth 24% të personave të përfshirë në kultivimin e marijuanës ndërsa 67% ishin shtetas grekë, ndërkohë që gjatë vitit 2203 policia greke shkatërroi mbi 28 mijë bimë narkotike.

 Raporti thotë se transportuesit e narkotikëve veprojnë përmes kalimeve të paruajtura në kufirin verior grek fqinj me Shqipërinë por edhe në atë të Maqedonisë së Veriut duke mbartur thasë me marijuanë të papërpunuar në këmbë, nëpër pyje, nëpër zonat e vështira dhe të shkreta të kufirit. Vlera e përllogaritur nëse sasitë e marijuanës do të përfundonin në tregun kriminal sipas antidrogës greke për vitin 2023 ishte mbi 145 milionë euro.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds