Kohët e fundit  në tregjet e Lushnjes çmimet e fruta-perimeve vijojnë të rriten.Konsumatorët pohojnë faktin se ka rritje çmimesh ,ndërkohë  që shitësit thonë  nuk ka shitje për shkak se po ndodh shpopullimi dhe sepse shumë mall po futet nga jasht.

Në tezgat e tregut te fruta-perimeve sot në qytetin e Lushnjes shikon më së shumti tregetar,kjo tregon qe fuqia blerëse ka rënë ndjeshëm dhe ato pak që janë shfrytezojnë mëngjesin per çka  i duhen ,duke vazhduar të ankohen për çmimet.

Të ndodhur në këto kushte të tilla shitesit dhe konsumatorët thonë se nuk po ja dalin dot të jetojnë një jetë normale. Kryesisht për pensionistët janë të pa përballueshme cmimet kaq të larta të fryta-perimeve,ato detyrohen të marrin nga pak gjëra.

Shitësit shprehen se ndikon rritja e kostos së prodhimit që ato blejnë në tregun e shumicës.

Për këtë arsye ato detyrohen të marrin sasi të vogla të frutave dhe perimeve sepse  cmimi është shumë  i shtrenjte dhe konsumatorët nuk e blejnë,rrugëzgjidhje u mbetet qe ta hedhin.

Në raste kur malli duket që nuk ecën ato thonë se ne detyrohemi të ulim çmimin me pak seç e kemi marre në mënyrë  që mos të ta hedhim.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds