Kryeministri Edi Rama, me anë të një deklarate për mediat ka komentuar vendimin e marrë sot nga ERE, për të ulur çmimin e energjisë në 8.5 lekë për kilovat.
Të gjithë familjarët që konsumojnë deri në 700 kw/orë do të paguajnë 1 lek më pak deri më 31 dhjetor 2025. Vendimi i miratuar nga Bordi i Entit Rregullator të Energjisë nis zbatimin nga data 1 shkurt 2025.
Ulja e çmimit do të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës. Sipas vendimit, për konsumimin e mbi 700 kw/orë vijon tarifa 9.5 lekë. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë. Vendimi: Nën 700 kw/ orë 8.5 lekë ose 10.2 lekë me TVSH Mbi 700 kw/orë 9.5 lekë ose 11.4 lekë me TVSH.