Rehabilitimi i përroit të qytetit, kërkesë e kahershme 30 vjeçare e banorëve, është projekti më i madh i Bashkisë Lushnjë, ka thënë më parë Kryetarja e Bashkisë Eriselda Sefa duke reklamuar tashmë prej një viti punimet që sipas kontratës përfundojnë në tetor 2023 .

Pas ankesave të banorëve edhe siç shihet nga filmimet që ka bërë televizioni jonë, bimësia brenda përroit të shtruar tashmë me beton po lulëzon përsëri edhe derdhen përsëri ujërat e zeza dhe era është e padurueshme sidomos këto ditë vere. Ndërkohë vazhdojnë punimet për shtruarjen dhe rregullimet e trotuarëve anësorë të tij dhe pjesës tjetër të mbetur te perroit.

Ministri i Brendshëm Taulant Balla kur filloi puna për rehabilitimin e përroit ka shprehur besimin se me kompaninë që Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka përzgjedhur, do të ketë një bashkëpunim të ngushtë, në dobi të realizimit me shumë korrektesë dhe me cilësi të këtij projekti.

Sipas punonjësve të firmës që po kryen punimet mirëmbajtjen e përroit e bën Bashkia e Lushnjës jo ata.

Vlera që shpenzoi Bashkia Lushnjë për këtë projekt është 273,885,424 lekë me TVSH. Punimet kanë nisur në shtator të vitit 2022.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds