Shqipëria avancoi rrugëtimin drejt unionit europian, duke zhvilluar mbledhjen e tretë ndërqeveritare me BE dhe hapjen e kapitullit të katërt. Nga Brukseli kryeministri Edi Rama e komentoi këtë zhvillim si “një ditë shumë e mirë për vendin tonë dhe një hap shumë motivues për të gjithë ne”.

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me  Ministrin e Punëve të Jashtme të Hungarisë, i cili  mban Presidencën e Këshillit të BE, foli për progresin e Shqipërisë drejt BE-së.

 Kreu i qeverisë u pyet se cili do të jetë kapitulli më i vështirë për tu hapur dhe për t’u mbyllur me BE, ku u përgjigj duke thënë se nuk ka kapitull që është i lehtë me BE. Nëpërmjet dialogut të përbashkët dhe mirëkuptimit ne presim siç e kam thënë, të hapim kapitujt. Çdo gjë duhet të kalojë në një shqyrtim të hollësishëm,u shpreh ai.

Ai theksoi gjithashtu se Shqipëria i ka bërë detyrat e shtëpisë dhe se negociatat të mbyllen në vitin 2027. Sipas kreut të qeverisë, anëtarësimi i Shqipërisë në BE duhet të mbyllet brenda kësaj dekade.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds