Sot është mbajtur mbledhja e radhës së këshillit bashkiak për muajin gusht. Në këtë mbledhje këshilltarët janë thirrur për të diskutuar e miratuar këto relacione të përgatitura nga administrata:
Miratimi i fondit për familjet në nevojë.
Projektin për shfuqizimin e vendimit për përdorimin e fondit të kushtëzuar për vitin 2023 dhe përdorimin për emergjencat civile për vitin 2024.
Përdorimin e fondit të kushtëzuar për shtetasin Novruz Deneku.
Përdorimin e fondit të kushtëzuar për emergjencat civile për shtetasin Afrim Dervishi
Të gjitha pikat janë miratuar nga 25 këshilltarët e ndodhur në sallën e mbledhjeve.
Në pikën për shqyrtimin e relacionit për blerjen e një mjeti zjarrfikës, këshilltari i koalicionit bashkë fitojmë, zoti Klement Çela, kërkoi arsyen pse nuk është bërë deri më tani ky mjet, fondi I të cilit është miratuar nga këshilli që në shtator të vitit të shkuar.
Kryetarja e bashkisë zonja Eriselda Sefa shpjegoi se fondi i miratuar vitin e kaluar ishte për një mjet zjarrfikës me autoshkollë dhe pasi procedurat janë kthyer mbrapsht do të blihet një tjetër mjet për zjarrfikësit, por jo me shkallë të posaçme, por vetëm për shuarjen e zjarreve me ujë apo me shkumë.
Në pikat e ndryshme këshilltarët i paraqitën këshillit shqetësimet e banorëve ku edhe këtu u kërkuan sqarime për sinjalistikën e unazës së qytetit.