Dy ditë pas ngjarjes së rëndë që tronditi Lushnjën, ku pas një shërbimi në një kapanon në ndërtim humbën jetën dy persona dhe u plagosën 7 të tjerë, zbardhen detaje nga gjendja shëndetësore e deputetit të PS-së, Bujar Çela. Ky i fundit ishte mes të plagosurve, nga shpërthimi në këtë subjekt që ishte në pronësi të tij.

Mësohet se Çela ndodhet në spitalin e Traumës, në gjendje të mirë shëndetësore. Ai iu nënshtrua një ndërhyrje kirurgjikale ditën e premte, kur ndodhi edhe ngjarja.

Sakaq, në kujdes intensiv është i plagosuri Sokol Lumi, ndërsa të tjerët janë në gjendje të mirë. Kujtojmë se babë e bir humbën jetën nga shpërthimi, Roland dhe Elidon Hoxha. Gazetari Julian Kasapi raportoi se në spitalin e Lushnjes aktualisht ndodhet Sajmir Korreshi i cili ka cifla nga shpërthimi në duar. Kanë marrë mjekim dhe janë larguar për ne banesë Ilia Sota, Lunedi Golemi, Ervis Sharka si dhe Ergys Gorovelli.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds