Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në Fier, ku një 40-vjeçar është plagosur me armë zjarri nga Klement Beqaj, 25-vjeç, i cili ishte në një lidhje me bashkëshorten e 40-vjeçarit, 29-vjeçaren Melisa Beluli. Bëhet me dije se çifti ishin në proces divorci dhe kishin nisur procedurat për ndarjen. Momentalisht mësohet se gjendja e 40-vjeçarit paraqitet shumë e rëndë dhe është në gjendje kritike për jetën.
Dali i çiftit, vetëm 10-vjeç ka telefonuar të ëmën dhe i ka kërkuar që ta marrë. Duke qenë që çifti ishin në proces divorci, djali rrinte gjatë ditës me të atin dhe në mbrëmje shkonte tek nëna. Telefonata ka qenë e tensionuar, dhe më pas 29-vjeçarja ka shkuar së bashku me të dashurin në lokalin ku gjendej 40-vjeçari. Aty 25-vjeçari ka goditur bashkëshortin e të dashurës. Ngjarja ka ndodhur në sy të djalit të tyre të mitur ndërsa Beqaj dhe Beluli më pas janë arratisur.