Ditën e sotme ish-kryebashkiaku i Lushnjës Fatos Tushe i shoqëruar nga avokati i tij është paraqitur në SPAK. Arsyeja e paraqitjes së Tushes në SPAK mësohet se është nisja e një hetimi ndaj tij për fshehje të pasurisë.

Zoti Tushe ka qenë i dënuar më parë për “Shpërdorim detyre” dhe “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” e kryer në bashkëpunim.

Fatos Tushe u arrestua në korrik të vitit 2021 nga SPAK dhe u dënua me 2 vite e 4 muaj burg. Ndërkohë Apeli i GJKKO e shpalli fajtor edhe për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, për të cilën iu shtua dënimi edhe me 1 vit tjetër.

Dënimin me 3 vite e 4 muaj, Tushe e kishte shlyer me afatet e paraburgimit dhe për këtë arsye ai u lirua në muajin janar të 2024.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds