Një 47-vjeçar ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i tretë i Spitalit të Traumës.
Gazetari igli Çelmeta raporton se viktima ishte paraqitur në spital një ditë më parë pasi kishte tentuar të vriste veten me mjet prerës.
47-vjeçari vuante nga probleme të shëndetit mendor, ndërkohë që në momentin e hedhjes e pranishme në dhomë ka qenë edhe e motra e cila nuk ka arritur ta ndalojë për shkak të agresivitetit që ka shfaqur.
Më datë 25.02.2024, rreth orës 05:30, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3-të i Spitalit të Traumës, shtetasi M. H., 47 vjeç, i cili si pasojë e dëmtime të marra ka ndërruar jetë.
Ky shtetas është paraqitur për ndihmë mjekësore në spital, më datë 24.02.2024, rreth orës 12:00, pasi është vetëplagosur me mjet prerës thikë, në Tepelenë.