Momenti i vrasjes së gjashtë turqve në Greqi është publikuar nga media greke Protothema,gr, ndërsa dëgjohen krismat e njëpasnjëshme.

Sipas informacioneve, autorët pasi i qëlluan nga distanca u afruan dhe i qëlluan me plumb në kokë që të siguroheshin që kishin vdekur.

Hetimet i kanë kaluar anti-terrorit, pasi ka dyshime se veç pistës se larjes së hesapeve, mund të jetë edhe ajo e ekzekutimit nga shërbime sekrete të një shteti tjetër.

Sipas medias greke targat e makinës që u gjetën viktimat janë të vjedhura nga një makinë tip “BMW”.

Po kërkohen në zonë makinat e tjera të viktimave pasi dyshohet se kishin edhe makinë tjetër veç “Fordit” që u gjetën të vrarë

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds