42-vjeçari është përkeqësuar dhe është futur në intubim në spitalin e Traumës. 42-vjeçari ka plagë të shumta në kokë dhe në trup. ai u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet.Burime nga policia bëjnë me dije se autor i ngjarjes është vetëm një person.
42-vjeçari është dhunuar në rrugë nga një person, ndërsa policia është shumë pranë identifikimit të tij.
Informacion paraprak
Më datë 15.07.2024, rreth orës 06:35, në rrugën “Sokrat Miho”, është gjetur nga kalimtarët i shtrirë në rrugë, dyshohet me shenja dhune, shtetasi R. K., 42 vjeç, banues në Bilisht.
42-vjeçari është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.