Ditën e djeshme policia greke ka zhvilluar operacionin e parë për zbardhjen e ngjarjeve që kanë dalë pas komunikimeve në platformën “Sky ECC”.Ky operacion ka çuar në arrestimin edhe të një shqiptari, si pjesë e grupit kriminal.

Shtetasi me iniciale.S.P. është një emër shumë i njohur për autoritetet greke, me disa precedentë penalë dhe akuza të rënda. Ai ka qenë anëtar i bandës së “Marian Kolajt”, një i arratisur nga burgjet greke, i cili u ekzekutua prej policisë greke, gjatë një përleshjeje të armatosur në afërsi të kufirit shqiptar.

https://6e67c8c98b9402874dc9e5dc15d20d32.safeframe.googlesyndication.com/safeframe/1-0-40/html/container.html

Në këtë ngjarje ishte edhe ky shtetas prezentë, i cili bashkë me Kolajn plagosi disa efektivi grekë, të cilët i vranë mikun para syve. Në vitin 2010, ai pati sërish një përplasje me armë me efektivët grekë, që më pas përfundoi në arrestimin e tij. Më vonë ai ra sërish në pranga pas shkatërrimit të rrjetit të trafikut të drogës me në krye biznesmenin shtetasi J. M.

Por ai ka rritur të dalë sërish nga qelia duke përgatitur një tjetër rrjet trafikimi me kokainë, por sërish u arrestua në 2020. Tashmë trafikun e drejtonte nga burgu.

By admin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds