Rëra e plazhit të Divjakës ka pritur sot një turne jo të zakontë sportiv.

Federata Shqiptare e ragbisë ka organizuar një turne ragbije në plazh në bashkëpunim me bashkinë Divjakë. Në këtë turne merrnin pjesë ekipe të beach ragbi nga Tirana, Barcelona, Kosova dhe Divjaka. Megjithëse ky sport është pak i njohur në vendin tonë, ka tërhequr vëmendjen e pushuesve.

Presidenti i federatës Shqiptare të ragbisë zoti Xhino Drangu shprehet se ndonëse ka mbi 10 vite që organizohet vetë,prej një viti funksionojnë si federatë dhe pretendojnë për shtimin e aktiviteteve në disa zona të tjera

Ndërsa nga ana e tyre trajnerët e ekipeve pjesëmarrëse shprehen se ragby beach ka gjetur në Divjakë një ambjent të përsosur për këtë lloj sporti

Për rreth disa orë turneu i beach ragby ka qënë risia e sporteve në plazhin e Divjakës, qytet që e ka një skuadër modeste regbije.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds