Kryetari i Kuvendit të Kosovës Glauk Konjufca në një deklaratë për mediat, ka folur për tre kushtet që ka vendosur kryeministri Albin Kurti për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

Konjufca tha se Prishtina qëndron e vendosur për të treja kushtet, duke shtuar se në Serbi një grup prej qindra ushtarësh po përgatiten për sulm të ri ndaj Kosovës.

“Ne si institucione qëndrojmë të vendosura sa i përket tri kushteve. Le të flasim për atë që është quajtur mos nënshkrimi i marrëveshjes, pikërisht për këtë, Serbia ka marrë pozicionin që nuk respekton marrëveshjen, E dyta, çështja e kryekriminelit Radoiçiqi, ai ndodhet i lirë dhe vepra e tij nga shteti serb po trajtohet më e lehtë se me qenë shkelje trafiku, plotësisht i lirë në Serbi dhe po mbrohet atje”, tha ai.

Kreu i parlamentit të Kosovës Konjufca tha se Kosova ka informacione për disa përgatitje që po bëjnë disa të rinj në Serbi, për një sulm të mundshëm.

“Institucionet tona kanë informacione të sakta se qindra persona po ushtrohen, po përgatiten për ndonjë sulm eventual. Por, ne jemi gjithmonë, dhe institucionet tona të sigurisë janë vigjilente dhe të përballemi me çka do që vjen nga Serbia, dhe me një koordinim edhe me institucionet ndërkombëtare dhe ushtarake që veprojnë në Kosovë”, theksoi ai.

Konjufca tha se kushtet e vendosura nga Kurti janë të arsyeshme dhe duhet sqaruar në mënyrë që dialogu të ketë sukses.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds