Teksa tregu i punës në vendin tonë vuan mungesën e specialistëve dhe profesionistëve në disa fusha, kërkesa për arsimin profesional është rritur ndjeshëm.Në Fier, numri i frekuentuesve në Qëndrën e Formimit Profesional sa vjen e shtohet nga viti në vit ndikuar nga kërkesat në rritje të tregut të punës për fuqi punëtore. Sipas drejtorit të kësaj qëndre , Aleksandër Lalaj, turizmi dhe kulinaria mbeten degët më të preferuara nga kursantët e grupmoshave të ndryshme, pasi kërkesat e tregut të punës janë më të larta vecanërisht gjatë sezonit turistik.

Sipas instruktores së kursit të guzhinës , Adelina Avdiaj, nga viti në vit ka një rritje të numrit të regjistrimeve për guzhinierë  , dhe shefa guzhine , pasi me zhvillimin e sektorit të turizmit , edhe mundësitë për punësim janë të mëdha jo vetëm në tregun vendas por edhe më gjerë teksa  diploma e kësaj qëndre njihet edhe në Bashkimin Europian.

Ndërkohë ndërtimini i paneleve fotovoltaike  i cili ka marrrë hov së fundi në zonë ka bërë që shumë të rinj ti drejtohen edhe kursit për elektricistë.Sipas instruktorit Arled Naci, kërkesat janë gjithnjë e në rritje për këtë degë e cila është kthyer në një ndër më të preferuarat nga të rinjtë.

Në këtë qëndër e cila funksionon prej dy dekadash funksionojnë kurse për 19 profesione të ndryshme , për meshkuj e femra të cilët janë punësuar kryesisht në tregun vendas , por që kanë shërbyer edhe si trampolinë drejt tregut europian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds