Tregu i fruta perimeve në qytetin e Lushnjës i cili hyri në funsksion në fillim të muajit maj,është konsideruar si një ndër investimet më të rëndësishme, me impakt pozitiv jo vetëm sa u takon kushteve të punës së tregtarëve, por edhe për qytetarët që frekuentojnë këtë treg.
Gjithsesi, që në ditët e para të nisjes nga puna, pa filluar ende ngrohja e motit, tregtarët shfaqën mendimet e tyre për disa të meta që ka ky treg.
Të ndodhur në këtë situatë,tregtarët e tregut të ri të fruta perimeve te stadiumi kanë bllokuar punën dhe kanë dalë në protestë para bashkisë mëngjesin e së hënës.
Protesta e tregtarëve lidhet me kushtet jo të favorshme në tregtimin e fruta perimeve.
Sipas tyre kushtet që e bëjnë këtë treg jofunksional janë:
-mbulesa plastike e çatisë e përcjell nxehtësinë dhe shkakton prishjen e perimeve.
-hapësirat anësore tepër të larta ku depërtojnë rrezet e forta te diellit apo edhe shiu.
-tarifa mujore është më e lartë se e tregtarëve të frutaperimeve të qyteteve të tjera.
-organet e kontrollit shendetesor dhe policia qendron indiferente ndaj tregtarëve ambulant të cilët shesin mallin në pluhurat e rrugës dhe pa pagesë shtesë,duke konkuruar të punësuarit e përditshëm të tregut.
-ata thonë gjithashtu se duke mos patur orar për funksionimin e tregut, kjo lë shteg për abuzime e vjedhje.
Për t’u mbrojtur nga të nxehtit e verës që sa vjen e rritet,tregtarët kanë gjetur mënyra primitive duke futur në treg çadra dhe mbulesa që prishin imazhin e një tregu të kulturuar, por të detyruar nga kushtet aktuale.
60 tregtarët e hedhur në protestë mbeten në pritje të zgjidhjes së situatës.