Shqipëria ka në muajin shtator dy ndeshje shumë të rëndësishme për Europianin, aty ku do të udhëtojë fillimisht në Çeki më 10 shtator dhe më pas, më 10 shtator, do të presë Poloninë në “Air Albania”.

Sakaq, trajneri i Çekisë, Jaroslav Silhavi, ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë të gatshëm për këtë takim. Bie në sy fakti se nga 23 lojtarët e grumbulluar, janë plot 13 lojtarë që luajnë jashtë Çekisë dhe 10 nga kampionati vendas.

Ndërkohë, në skuadër janë edhe 2 vëllezër të cilët do të luajnë kundër kuqezinjve, Lukas Sadilek dhe Mikal Sadilek. Një mungesë e madhe në këtë listë, është ajo e sulmuesit Patrick Shick i cili është i dëmtuar dhe do të mungojë së bashku me mbrojtësin DAvid Jurasek, teksa trajneri ka lënë jashtë edhe portierin Tomas Vaçlik.

Në prag të këtij takimi, para mediave ka dalë trajneri Jaroslav Silhavi. Tekniku çek ka vlerësuar maksimalisht skuadrën tonë kombëtare, duke e konsideruar një ekip mjaft të mirë që nuk është rastësisht në vendin e 2 në grup. Megjithatë, ai shton se skuadra e tij e di mirë se për çfarë po luan.

“Është një ndeshje kyçe për kualifikimin. Të gjithë e dimë se për çfarë po luajmë. Shqipëria ka një ekip shumë të mirë dhe këtë e tregon fakti se janë poshtë nesh në klasifikim pas ndeshjeve të zhvilluara në pranverë. Besoj se me mbështetjen e tifozëve, ne do të menaxhojmë këtë ndeshje dhe do të hedhim një hap të madh drejt kualifikimit për në Europian, gjë të cilën nuk duam ta humbasin për asnjë arsye”, u shpreh Silhavi.

By RTV 4+

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *