Kryeministri Edi Rama, në një aktivitet për prezantimin e të dhënave të anketimit për besueshmërinë e qytetarëve tek Policia e Shtetit, u shpreh se ajo që ndodhi pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani dhe reagimi ndaj policisë, ishte një histeri.
Falë konsultimeve me mësues dhe prindër, kryeministri tha se kemi tashmë një plan masash sa i përket sigurisë, plan që duhet të vihet në zbatim.