Gjatë sezonit veror e vecanerisht që prej fillimit të gushtit trafiku në rrugët e qytetit të Fierit ka ardhur duke u rënduar, duke shënuar në këtë mes gushti , edhe periudhën e pikut të qarkullimit rrugor me dyndjen e emigrantëve. Sipas shefit të qarkullimit rrugor në Fier, Altin Dervishi, disa akse tëpër të frekuentuara, kanë qënë problematike, ndërkohë që ka theksuar se për monitorimin e trafikut dhe lehtësimin e qarkullimit , punonjësit e policisë janë angazhuar edhe jashtë orarit. Dervishi ka nënvizuar gjithashtu se në këtë periudhe problematike kanë qënë edhe disa rrugë rurale ku janë shënuar edhe aksidente me pasoja fatale. Fieri eshte nyje lidhëse mes autostradave kryesore te vendit , ndaj dhe qarkullimi i automjeteve rëndohet në periudhen e veres. Shefi i qarkullimit ka theksuar ndërkohe se ardhja e emigrantëve e ka rënduar trafikun në të gjitha akset rrugore , duke sjellë vonesa në lëvizjen e automjeteve , por nuk ka patur bllokime si vitet e mëparshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds