Në një martesë dy të rritur kanë të drejta dhe detyrime, mes të cilave është edhe besnikëria, shkruhet në Kodin e Familjes. Sot mungesa e besnikërisë në martesë sipas draftit të ndryshimeve të Kodit Penal, do të jetë një vepër penale që do të ndëshkohet deri 3 vite burg. Në projektligjin që po diskutohet thuhet se “Mbajtja e dy ose më shumë martesave në të njëjtën kohë, ose bashkëjetesa me një apo më shumë partnerë/e në të njëjtën kohë, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet”. Nëse bigamia vazhdon pas dënimit të parë, dënohet me burgim nga gjashtë muaj deri në katër vjet.

Sipas Kodit të Familjes, bashkëjetesë quhet kur dy individë kanë një lidhje emocionale dhe jetojnë në çift, e karakterizuar nga një jetë e përbashkët, që paraqet një karakter stabiliteti dhe vazhdueshmërie.

Marrëdhëniet dhe martesat paralele janë kthyer në një realitet që e ndeshim çdo ditë në vendin tone. Rasti më i fundit është ai i mjekut Dervish Hasi, i cili kishte 3 martesa dhe u martua për herë të 4 me një të mitur 16 vjeçe, marrëdhënie për të cilën përfundoi në burg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds