Një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga në kthesën e Barbullinjës në aksin rrugor Berat- Lushnje. Në mjet udhëtonin dy persona dhe një prej tyre është dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Lushnjes. Mjeti tip Toyota yaris me targa DC 411 EG me drejtuese një shtetase shqiptare me banim dhe dhëndrin në Itali, për shkak të shpejtësisë së madhë ka përfunduar në kanalin përgjatë rrugës automobilistike. Në vendngjarje kanë shkuar fillimisht bluzat e bardha të cilët kanë marrë një shtetas për mjekim dhe më pas policia e qarkullimit si dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Këta të fundit ktheheshin nga një situatë zjarri dhe kanë dhënë ndihmën e tyre. Sipas të dhënave paraprake drejtuesja e mjetit nuk ka mundur t’a mbajë në karrexhatë duke përfunduar në kanal. Policia e qarkullimit rrugor po dokumenton ngjarjen dhe pritet ekspertiza për sqarimin e rrethanave të aksidentit.