POLICIA GJOBA PER KUNDRAVAJTESIT - Oficere te Policise Rrugore, duke i vendosur gjoba makinave te parkuara pergjate bulevardit Deshmoret e Kombit, prane Kuvendit te Shqiperise.

Vazhdojnë kontrollet e shtuara në të gjithë aksin rrugor për të evidentuar dhe ndëshkuar drejtuesit e automjeteve, të cilët nuk respektojnë rregullat e qarkullimit dhe bëhen një rrezik potencial.

Brenda një jave në Tiranë janë arrestuar dhe proceduar në gjendje të lirë janë 17 shtetas për drejtim të automjetit në gjendje të dehur ose pa leje drejtimi, si dhe për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë ndëshkuar me masë administrative 235 drejtues mjetesh, për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjeteve.  173 drejtues mjetesh janë ndëshkuar për mosdhënie përparësie këmbësorëve, në vija të bardha.

259 të tjerë janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit.  Janë vendosur 229 masa administrative, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, nga drejtuesit e motomjeteve dhe janë bllokuar 10 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds