Në fshatin Barbullinjë,  Njësia administrative Fier-Shegan u   finalizua  këto ditë bashkëpunimi i parë  i  kulinarisë së zonës  së Myzeqesë me pjesëtarët e komunitetit arbëresh të Kalabrisë, sllou fud.

Aktiviteti u  zhvillua në mjediset e restorantit të familjes Gjata me pjesëmarrjen e disa banorëve dhe anëtarë të komunitetit arbëresh.

Disa nga produktet e ekspozuara të zonës ishin: pjeshka, vaji i ullirit, vera e pije të tjera, ku nuk mungonin edhe ushqime e produkte  të përgatitura nga anëtarët e familjes “Gjata”.

Zonja Irene Margariti, anëtare e këtij komuniteti gjatë bisedës së saj  u shpreh se të tilla bashkëpunime  do të realizohen edhe në  zona të tjera të vendit.

Pyetjes së gazetarit tonë rreth këtij bashkëpunimi ajo iu përgjigj se aktivitete te tilla do te organizohen edhe në  zona të tjera të  vendit.Në emër të familjes “Gjata” foli zonja Flutura e cila tha se ndjehej e vlerësuar dhe mjaft optimiste për këtë bashkëpunim dhe të ardhmen e tij.

Një informacion më të hollësishëm për  arritjen e këtij bashkëpunimi zonja Irene shpjegoi për shikuesit e  tv 4 plus

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds