Numri i viktimave nga përmbytjet shkatërruese në lindje të Spanjës u rrit në 158 të enjten, me ekipet e shpëtimit që ende po kërkojnë për të zhdukurit në atë që mund të bëhet fatkeqësia më e rëndë në Evropë në më shumë se pesë dekada.

E ndërkohë autoritetet kanë paralajmëruar për të tjera reshje, që ndonëse më të dobëta paraqesin rrezik të madh për përmbytje të reja, për shkak të tokës së mbingopur me ujë.

“Janë gjithsej 158 viktima, të cilëve u shtohen dhjetëra e dhjetëra të zhdukur,” tha në një konferencë shtypi Angel Victor Torres, ministër përgjegjës për bashkëpunimin me rajonet e Spanjës.

 Shiu i një viti ra në tetë orë në pjesë të rajonit të Valencias të martën. Tragjedia është tashmë katastrofa më e rëndë në Spanjë, e lidhur me përmbytjet, në historinë modern

 dhe meteorologët thonë se ndryshimi i klimës i shkaktuar nga njeriu po i bën ngjarje të tilla ekstreme të motit më të shpeshta dhe shkatërruese.

 Në vitin 2021, të paktën 185 njerëz vdiqën nga përmbytjet e mëdha në Gjermani. Para kësaj, 209 njerëz vdiqën në Rumani në vitin 1970 dhe përmbytjet në Portugali në 1967 vranë afro 500 njerëz.

 Ekipet e shpëtimit zbuluan të enjten trupat e tetë personave, përfshirë një polic lokal, i cili ishte bllokuar në një garazh në periferi të qytetit të Valencias, u tha gazetarëve kryebashkiakia Maria Jose Catala. Në të njëjtën lagje të La Torre, një grua 45-vjeçare u gjet gjithashtu e vdekur në shtëpinë e saj.

 Mijëra njerëz që mbanin çanta ose shtynin karrocat e blerjeve mund të shiheshin të enjten duke kaluar një urë këmbësore mbi lumin Turia nga La Torre në qendër të qytetit të Valencias për të grumbulluar furnizime thelbësore si letra higjienike dhe ujë.

 Politikanët e opozitës akuzuan qeverinë qendrore në Madrid se kishte vepruar shumë ngadalë për të paralajmëruar banorët dhe për të dërguar ekipe shpëtimi, duke bërë që Ministria e Brendshme të thoshte se autoritetet rajonale ishin përgjegjëse për masat e mbrojtjes civile.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds