A do të largohet Armando Broja nga Chelsea këtë vere? Kjo është një pyetje që tundon shumë aktorë, të parin vetë “bomberin” kuqezi i cili sheh që në Londër hapësirat për të sa vijnë e zvogëlohen, në një kohë kur blutë vijojnë të kërkojnë zgjidhje të tjera në merkato. Sigurisht të interesuarit kryesorë janë drejtuesit e Chelsea-t, Broja është një investim i klubit, një lojtar i ri me shumë potencial tek i cili besojnë pasi është nën kontratë deri në 2028. Për të ardhmen e Brojës është pa diskutim i interesuar edhe trajneri i Shqipërisë, Sylvinho, Broja në sytë e tij është pika më e rëndësishme e projektit kuqezi.

West Ham

Në Angli, mediat vijojnë t’i kushtojnë rëndësi të ardhmes së Brojës, në një kohë kur për të interesohen disa klube të rëndësishme, një prej tyre është dhe West Ham. Në fakt, “çekanët” janë interesuar për Brojën edhe sezonin e fundit, pas një paraqitje të shkëlqyer që Broja dhuroi në radhët e Southampton.

365762845 843191380496397 6603148132655137725 N

Sipas The Guardian: West Ham pritet të trokas sërish në derën e Chelsea pasi këtë verë nga ekipi i tyre u largua Scamacca, sulmuesi “azzurr” u prezantua tek Atalanta. Broja shihet si zëvendësuesi ideal i Scamacca-s. Pikërisht atëherë kur Broja po tundohet nga ideja për tu larguar nga Londra, një dëmtim i Nkunku mund të bëjë që sulmuesi kuqezi dhe stafi i Chelsea-t të ndryshojnë mendim. Sulmuesi francez pësoi një dëmtim, do të nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale që pritet ta mbajë jashtë fushës së lojës për të paktën 2 muaj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *