I nxehti afrikan sërish ka ‘goditur’ Shqipërinë, me mot me diell dhe shumë të nxehtë, me temperatura që pritet të arrijnë në disa zona deri në 37 dhe 40 °C, por pritet që të arrijnë edhe deri në 42 gradë. Lushnja po përballet me të nxehtin si çdo qytet tjetër, duke kufizuar lëvizjen e qytetarëve sidomos në orët e drekës, duke përdorur mjete mbrojtëse ndaj diellit si çadra dielli ose shiu, syze dielli, kapele, shishe uji me vete. Kujdes të veçantë tregojnë prindërit për foshnjat dhe fëmijët e vegjël, por dhe të moshuarit dhe ata që vuajnë nga sëmundje kronike mbrohen nga temperaturat e larta.

 Këtë nxehtësi mbytëse e freskonte pak shatërvani i qytetit i vendosur para bashkisë. Por shatërvani sot nuk ka ujë që të freskojë ajrin dhe qytetarët të cilët nga vapa lagin duart dhe fytyrën me ujin e tij.

Sot dhe në vazhdim vendi ynë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta, duke mos përjashtuar mundësinë që termometri të kapë edhe mbi 40 gradë në Shqipërinë e Mesme që është parashikuar si zonë e kuqe.

Kjo do të jetë një nga pesë valët më të forta të nxehtësisë që ka goditur rajonin në 30 vitet e fundit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds