Që në orët e para të mëngjesit me automjetet e tyre të panumërta janë drejtuar drejt vendit të shenjtë per t, ju bashkuar pelegrinazhit dhe riteve të kësaj dite.  Administratori i teqesë Hekuran Isufi, tregon se ky vend vizitohet nga mijëra besimtarë nga të gjitha skajet e vendit  të cilët ndezin qirinj, dhe bëjnë kurban , teksa ka theksuar se regjimi i mëparshëm nuk mundi të shuante respektimin e riteve fetare të cilat respektoheshin fshehurazi.

Ndërsa kryeplaku i fshatit Hambar Ramadan Zeqaj , tregon se kësaj dite i bashkohen edhe emigrantë që kthehen në atdhe vetëm për këtë festë.

Ndërkohë  për besimtarët kjo është një ditë e vecantë , ndërsa teqenë e konsiderojnë vend të shenjtë që u sjell mbarësi dhe besojnë se është mrekullibërëse.

Simbolika e ditës së “ Sulltan Novruzit” shpjegohet me rigjallërimin e kesaj dite pranverore , lindjen e shpresës dhe ringjalljen për gjithe njerëzimin. Ndërkohë pelegrinazhi ishte jo pak i mundimshëm për besimtarët pasi shumë prej tyre mbetën të bllokuar nga fluksi i automjeteve ndërsa segmenti rrugor prej 3 kilometra i cili të con drejt vendit të shenjtë është tërësisht i amortizuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds