Një shqiptar 25-vjeçar u arrestua në Vjenë të Austrisë për shkak se tentoi të paguante në një bordello me euro false.
Një detektor zbuloi se shqiptari kishte paguar 200 euro false.
Gjatë kontrollit në banesën e tij, atij iu zbuluan edhe 15 kartëmonedha të tjera false.
Kur doli në gjyq, shqiptari tha se kërkonte që të kthehej sa më shpejt në Shqipëri.
Ai tha se paratë i kishte fituar në mënyrë ilegale në ndërtim.
Shqiptari tha se paratë i kishte marrë nga një turk, por nuk tregoi emrin e tij.
Për shkak të këtij rrëfimi, prokurori tha se ky ishte një reflektim brutal në bordello.
Gjykata e dënoi me 24 muaj, tetë prej të cilave do i vuajë në burg.
“Nuk dua të qëndroj më këtu. Kur do më deportoni,” tha shqiptari pas dënimit.