Goditet një tjetër rast i mosdeklarimit të shumave të konsiderueshme të parave, në pikën e kalimit kufitare Morinë. 

Një 37-vjeçar me inicialet A.L tentoi të fuste ilegalisht në vendin tonë, 32 450 euro dhe 140 000 lekë.

Gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit të ushtruar nga Policia Kufitare e Morinës në çantën e këtij shtetasi, gjetën shumat e konsiderueshme, që 37 vjeçari  po tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar konform ligjeve në fuqi.

Në cilësinë e provës materiale shuma e parave u sekuestrua dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit, për veprime të mëtejshme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds