Gjermani-Skoci do të jetë ndeshja hapëse e Euro 2024, me “Panzerat” që janë në përgatitjet e fundit për këtë sfidë. Megjithatë një moment i “shëmtuar” u rregjistrua në stërvitjen e fundit të kombëtares gjermane. Dy nga futbollistët më të mirë, të tre herë kampionëve të Europës, qendërmbrojtësi i Real Madrid Rüdiger si dhe sulmuesi i Borussia Dortmund Füllkrug, patën një përplasje shumë të ashpër në stërvitje, një stërvitje e hapur për publikun, ku prezent ishin rreth 4000 tifozë.

Dy futbollistët, që ishin pjesë edhe e finales së Champions League, në Wembley, si kundërshtarë, patën një debat të ashpër mes tyre, si pasojë e një ndërhyrje nga prapa të mbrojtësit të madrilenëve në dëm të Füllkrug. Debati agravoi më shumë, aq sa dy futbollistët filluan madje edhe të preknin njër tjetrin me duar, por në këto moment ishte ndërhyrja e stafit të teknikut Nagelsmann, që shmangu një episod shumë të “shëmtuar”, i cili tregon më së miri se gjermanët nuk janë aspak të qetë në prag të evropianit.
Si vend organizator, “Panzerat” do të kërkojnë t’i dhurojnë tifozerisë së tyre, titullin e 4-ët kampion. Kujtojmë që më herët Gjermania është shpallur kampion i Evropës në vitet 1972, 1980 dhe 1996.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds