Gjatë fundjaves e në vijim , vendi ynë pritet të ndikohet nga temperaturat e larta, si rezultat i aktivitetit të masave  ajrore të nxehta me origjinë nga Anticikloni i Azoreve si dhe veriu i Afrikës.

 Fundjava, e shtuna dhe e diela do të ketë mbizotërim të kthjellimeve dhe temperature deri në 40 gradë Celsius ditën e shtunë, dhe mbi 40 gradë ditën e diel.

Qarqet që do të regjistrojnë temperaturat më të larta do të jenë Shkodra, Elbasani, Gjirokastra dhe Berati.

Në qytetin e Lushnjes temperaturat do të rriten ndjeshem ditët në vijim duke arritur deri ne 40 grade celcius dhe Era do të fryjë me drejtim jug-lindje  me shpejtësi deri në 16km/h.

Temperaturat e larta që kanë prekur vendin, mund të sjellin probleme shëndetësore. Më të rezikuar janë personat me sëmundje kronike, mosha e tretë dhe fëmijët.

Specialistët rekomandojnë të shmangni ekspozimin ndaj temperaturave të larta sidomos gjatë orëve të pikut (nga mes dita deri rreth orës 17:00 të pasdites) si dhe të qëndroni të hidratuar, pasi rrezikoni të prekeni nga problemet shëndetësore të shkaktuara nga temperaturat e larta, të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të eliminojnë pijet energjike dhe kafeinën.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds