Sipas shumë studimeve, temperaturat e larta mund të ndikojë në shtimin/përkeqësimin e simptomave depresive. Studiuesit kanë vënë re se, në temperaturën mbi 26.7°C rritet numri i shtrimeve në spital për
probleme të sjelljes dhe të shëndetit mendor.Problemet për të cilat shtrimet shtohen përfshijnë sëmundjet organike, problemet e shëndetit mendor, demencat, problemet afektive, neurotike, problemet e lidhura me stresin, çrregullimet somatoforme, problemet e senilitetit, etj.

Po ashtu, studimet në rang botëror kanë parë një rritje të vdekshmërisë te personat e grup-moshës
65-74 vjeç të diagnostikuar me skizofreni, çrregullim skizotipal dhe çrregullim deluzional, si dhe
te pacientët e diagnostikuar me demencë.

Vetëvrasja gjithashtu shënon shifra më të larta. Kur vapa është shumë e madhe, edhe te popullata e padiagnostikuar vihet re një shtim i simptomave të Çrregullimit Afektiv Sezonal. Vapa ul funksionimin e hormoneve të tiroides, gjë që shkakton rënie të energjisë, stimulon prolaktinën e cila nga ana tjetër frenon efektet e dopaminës, një neurotransmetues i lidhur me ndjenjat pozitive. Të gjitha këto janë simptoma të depresionit. Prandaj, gjatë vapës kushtojini vëmendje gjendjes shpirtërore dhe vini në përdorim aftësitë tuaja përballuese.

Në temperatura të nxehta ka një rritje të agresionit te personat e diagnostikuar me probleme të
shëndetit mendor, si dhe në popullatën e përgjithshme.
Studiuesit e shpjegojnë këtë më prishjen e balancës së neurotransmetuesve, gjë që sjell vështirësi
në funksionimin e trurit. Mënyra se si funksionon truri ka impakt në mënyrën se si ndihemi apo
funksionojmë. Truri ndihmon në mbajtjen e ankthit nën kontroll, dhe kjo shpjegon përse në vapë
është më e vështirë të kontrollohet ankthi.

Disa medikamente psikiatrike, medikamentet për trajtimin e presionit të lartë të gjakut, për
trajtimin e ftohjes dhe alergjive mund të pengojnë djersitjen, e cila ndihmon në ruajtjen e
temperaturës së trupit. Rrjedhimisht, pacientët që marrin medikamente të tilla mund të jenë në
rrezik për temperaturë të lartë, e cila mund të jetë fatale. Nga ana tjetër, alkooli dhe kafeja mund të shkaktojnë dehidratim. Duhet patur në konsideratë nëse medikamenti ndikon te djersitja pasi kjo mund të jetë e rrezikshme nga ana ashëndetësore, por ka ndikim edhe në gjendjen psikologjike.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds