Në Lushnjë rrjetat e telave merimangë varen mbi kokat e banorëve. Po të zgjasësh dorën edhe mund t’i prekësh. Mungesa e sistemit të kabllove elektrikë që varen në kokat e banorëve është kthyer në një problem shqetësues në qytet. Tela të zhveshur apo të paizoluar mirë, tela që zgjidhen dhe bien mbi qytetarët mund të kthehen në burim fatkeqësie në çdo moment.

Përbëjnë rrezik thonë banorët, pasi ka dhe tela elektrikë. Nuk e dimë kush e ka kompetencën të vijë e t’i rregullojë, se ne nuk mund të ndërhyjmë vetë.

Por Autoritetet heshtin. Mungesa e infrastrukturës së nevojshme për rrjetet kabllore është problem edhe në pallatet e reja. Në këtë lëmsh telash ndërthuren kabllot e telefonisë, internetit dhe jo rrallëherë ato të energjisë elektrike, duke shtuar pasigurinë për shëndetin, si dhe shëmtinë e fasadave të qytetit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds