Ngjarja e rëndë në Athinë ku Alba Cenko është gjetur e pajetë në papafingon e shtëpisë , pasi është vrarë me cekic nga bashkëshorti i saj 39- vjecar, Kastriot Cenko , ka shokuar gjithë banorët e Shën Pjetrës në Fier. Banesa ku cifti jetonte me nënën e tij , e cila ishte larguat drejt Greqisë për të kaluar festat e fundvitit me djemtë e saj, është e mbyllur , ndërsa gjitonët nuk mbajnë dot lotët nga krimi makabër.
“ Ishin cift pa kontradita pohojnë ata , teksa theksojnë se cifti mund të ketë patur konflikte të brendshme që kanë cuar në këtë situatë ekstreme. Jemi shokuar dhe nuk na bëjnë duart për asgjë thonë mes lotësh ndërsa pohojnë se në zonën e tyre të qetë nuk janë përballur më parë me krime brenda familjes.
Ndërkohë një prej gjitoneve , nusja e djalit të së cilës është motra e të ndjerës , tregon mes lotësh se prej ditësh nusja e saj nuk po mund të lidhej me të motrën dhe ishte tepër e shqetësuar. Në emër të Albës , i kthente përgjigje Kastrioti që hiqej sikur ishte djali, ndërsa vetë autori në rastet kur u përgjigjej telefonatave , thoshte se ajo është larguar nga banesa.
Cifti kishte dy fëmijë, 9 dhe 12 vjec të cilët ndodheshin në banesë teksa ndodhi krimi por po flinin. Na vjen keq për fëmijët thonë gjitonët , që nuk e dinin që jetonin me kufomën e nënës në shtëpi. Le ta ndante thotë një prej tyre , dhe mos ti merrte jetën . Ndërkohë në familjen e së ndjerës në Cermë- Proshkë të Lushnjës , familja ka hapur dyert e mortit .