Vendimi i Gjykatës së Apelit të martën ish-kryeministrin Sali Berisha i cili ndodhet në arrest shtëpie e bën zyrtarisht Kryetar të Partisë Demokratike me vulën dhe logon e PD-së, pas më shumë se 2 vite e gjysmë betejë ligjore e politike. Kjo gjw ndodhi pas një sërë foltoresh në të gjithë Shqipërinë dhe pasi mblodhi formularët nga më shumë se ¼ e delagetëve të Kuvendit Kombëtar të PD, ish-kryeministri thirri mbledhjen e tij, më 11 dhjetor 2021 ku në punimet e këtij Kuvendi, krahas ndryshimeve statutore, u morrw vendimi pwr shkarkimin e Lulzim Bashës, vendim I cili do të ratifikohej një javë më pas, më 18 dhjetor, me referendum. Pas depozitimit të Statutit të ri në Gjykatën e Shkallës së Parë, më 25 mars 2022, me vendim të gjyqtarit Agron Zhurki, u regjistrua Statuti i ri, duke i dhënë përkohësisht vulën Berishës, nëpërmjet Komisionit të Rithemelimit. Në të njëjtën ditë, Berisha do të shkonte dhe merrte selinë qendrore të PD. Por ky vendim nuk do të pranohej nga Lulzim Basha, i cili nëpërmjet Enkelejd Alibeajt, do ta ankimonte atë në Gjykatën e Apelit. Pas një zvarritje të të këtij procesi, me disa herë shtyrje, më 3 mars, Apeli do të shfuqizonte vendimin e gjyqtarit Agon Zhukri, dhe ta rikthente atë për rishqyrtim në Shkallë të Parë. Edhe ky vendim do të ankimohej, por këtë herë nga Berisha, I cili I bëri rekurs në Gjykatën e Lartë, e cila më 27 dhjetor e kthen për rigjykim në Apel, me një trupë tjetër dhe kërkon zgjidhje përfundimtare. Sipas Gjykatës së Lartë, vendimi kishte shkelje proceduriale. Apeli foli të martën e 11 qershorit, duke mospranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt, e për rrjedhojë, pranoi të regjistrojë Statutin e dalë nga Kuvendi i 11 dhjetorit, e për rrjedhojë edhe vendimet e tij, si shkarkimin e Lulzim Bashës. Mbetet për tu parë nëse ky I fundit do të shfrytëzojë mundësinë e fundit të një rekursi të veçantë brenda 5 ditëve nga marrja e vendimit apo do të vijojë me krijimin e një force të re politike me mbështetësit e tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

This will close in 21 seconds