Taksistët e Elbasanit kanë protestuar sot për të kundërshtuar konkurrencën e pandershme që u bëhet nga taksitë elektrike.
Këto të fundit ofrojnë çmim më të ulët duke i çuar drejt falimentimit.
Taksistët kanë kërkuar nga policia e rendit dhe ajo bashkiake të marrë masa ndaj kësaj konkurrence dhe të respektohet vendqëndrimi i secilës taksi të licencuar.
Elbasani ka mbi 100 taksi të ligjshme, por ka edhe nga atom jete që shërbimin e ofrojnë në të zezë.
Taksistët lajmëruan se do t’i përshkallëzojnë protestat në rast se nuk gjendet një zgjidhje.