Forcat Ajrore të Ukrainës lëshuan një alarm mbarëkombëtar, pas raporteve për sulme me raketa në disa rajone të vendit.
“Alarmi ajror është shpallur në të gjithë Ukrainën për shkak të kërcënimit me raketa”, , duke vënë në dukje se goditjet kishin në shënjestër kryesisht rajonet e Odessa, Kherson dhe Mykolaiv.
Ministri ukrainas tha se sektori i energjisë është nën sulm: në rajone të ndryshme, përfshirë kryeqytetin Kiev, furnizimi me energji elektrike është ndërprerë. Raketat u lëshuan nga avionët bombardues dhe nga Deti i Zi.
Shtetet e Bashkuara po i kërkojnë Ukrainës të mobilizojë më shumë ushtarë për të përforcuar njësitë e saj në luftën gati trevjeçare kundër forcave ruse, duke thënë se Kievi duhet ta ulë moshën e shërbimit ushtarak nga 25 në 18 vjeç.
Më shumë se 1 milion ukrainas janë tashmë të mobilizuar në ushtri, përfshirë në Gardën Kombëtare dhe njësi të tjera.
SHBA-ja besonë se ukrainës u duhen rreth 160,000 forca shtesë, por administrata amerikane insiston se ndoshta do të kenë nevojë për më shumë se kaq. “Matematika e qartë” e situatës së Ukrainës sipas tyre, tashmë është se ajo ka nevojë për më shumë forca në luftë, një pozicion që mbështetet në kryeqytetet e tjera perëndimore që kanë furnizuar me armatime Ukrainën.