Ministria e Jashtme e Egjiptit u bën thirrje fuqive ndërkombëtare dhe Këshillit të Sigurimit të OKB të mbështesin një armëpushim të menjëhershëm në Gaza, duke paralajmëruar për rreziqet që paraqet një sulm i Izraelit qytetin e Rafahut.
“Kjo do të rezultonte në pasoja të rënda humanitare që do të godasin civilët palestinezë të cilët janë strehuar në Rafah si streha e fundit e sigurt në Gaza”, tha ministria në një deklaratë.
Egjipti theksoi se nisja e një operacioni ushtarak në Rafah, i cili kufizohet me Egjiptin, do të ishte një shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar.
“Egjipti i kërkoi Izraelit të ndalojë politikat kolektive të ndëshkimit kundër popullit të Rripit të Gazës, duke përfshirë rrethimin, urinë, shënjestrimin pa dallim të civilëve dhe shkatërrimin e infrastrukturës, në shkelje të plotë të ligjit ndërkombëtar dhe ligjit ndërkombëtar humanitar”, thuhet në deklaratë.